Me barkun e rrumbullakosur, Rihanna shkëlqen në performancën e saj për herë të parë në 'Oscars 2023'

Rihanna i ka mahnitur të gjithë me performancën e saj gjatë natës së çmimeve “Oscar” këngën “Lift Me Up”, e cila është dhe kolona zanore e filmit “Black Panther: wakanda Forever”.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” nuk është e panjohur për suksesin e Grammy-it, pasi ka marrë nëntë çmime ndër vite, por gjatë mbrëmjes së djeshme ajo shënoi nominimin e saj të parë për Oscar. Megjithatë, ishte filmi indian “RRR” që mori çmimin për këngën më të mirë.

Rihanna, e cila zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me A$AP Rocky gjatë performancës së saj në pjesën e parë të Super Bowl 2023 muajin e kaluar i mahniti të gjithë me barkun e saj të rrumbullakosur.

Më herët në mbrëmje, tërhoqi vëmendjen me një veshje të personalizuar nga ‘Alaïa’ ndërsa po ecte në tapetin e kuq të Oscars, ku kishte veshur në një fustan lëkure i ndarë dy pjesë.