SHBA po gjen mënyra të reja për të ndëshkuar oligarkët rusë për luftën
Uashington - SHBA ka filluar një nxitje të re agresive për t’i shkaktuar dëme, ekonomisë së Rusisë dhe veçanërisht oligarkëve të saj me qëllimin për të penguar pushtimin e Ukrainës nga Kremlini.
Nga Departamenti i Thesarit në Departamentin e Drejtësisë, zyrtarët amerikanë do të fokusohen në përpjekjet për të likuiduar ligjërisht pronat e oligarkëve rusë, për të zgjeruar dënimet financiare ndaj atyre që lehtësojnë evazionin e sanksioneve si edhe do të mbylli zbrazëtirat në ligj që lejojnë oligarkët të përdorin kompanitë-guacka që të lëvizin nëpër sistemin financiar të SHBA.
Andrew Adams, i cili drejton grupin e punës KleptoCapture, i krijuar për të zbatuar kufizimet ekonomike brenda SHBA-ve të vendosura ndaj Rusisë dhe miliarderëve të saj, i tha Associated Press se grupi po i jep përparësi përpjekjeve të tij për të identifikuar ata që ndihmojnë rusët t'i shmangin sanksionet dhe të shkelin kontrollet e eksportit.
Adams gjithashtu shërben si ushtrues detyre i ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm.
Deri më tani, më shumë se 58 miliardë dollarë pasuri të sanksionuara ruse janë bllokuar ose ngrirë në mbarë botën, sipas një raporti javën e kaluar nga Departamenti i Thesarit. Kjo përfshin dy jahte luksoze secila me vlerë 300 milionë dollarë në San Diego dhe Fixhi, dhe gjashtë prona në Nju Jork dhe Florida me vlerë 75 milionë dollarë në pronësi të oligarkut të sanksionuar Viktor Vekselberg.
SHBA-ja ka filluar përpjekjet për të ndëshkuar bashkëpunëtorët dhe menaxherët e pasurisë së oligarkëve – në rastin e Vekselberg, një gjykatë federale në Nju Jork paditi Vladimir Voronchenko pasi ai ndihmoi në ruajtjen e pronave të Vekselberg. Ai u akuzua në shkurt për komplot për të shkelur dhe shmangur sanksionet e SHBA.
Rasti u koordinua përmes grupit KleptoCapture.
"Unë mendoj se mund të jetë mjaft efektive të sanksionosh lehtësuesit," tha Adams, duke i quajtur ata "ndërmjetës profesionistë të evazionit të sanksioneve".
Një studim në muajin shkurt i udhëhequr nga studiues të Universitetit Dartmouth tregoi se vënia në shënjestër e disa menaxherëve kryesorë të pasurive do t'i shkaktonte Rusisë dëm shumë më të madh sesa sanksionimi individual i oligarkëve.
Përpjekje të tjera për t'i shkaktuar dhimbje ekonomisë ruse do të vijnë nga përpjekjet për të likuiduar jahte dhe prona të tjera në pronësi të oligarkëve rusë dhe Kremlinit, duke i kthyer ato në para në interest të Ukrainës.