Grabitet shtëpia e Salah

Është grabitur shtëpia e sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, në Kajro.

Kështu bën të ditur “Goal” duke iu referuar mediave vendase.

Nipi i Salah po kalonte aty pranë kur zbuloi se dritaret e pronës ishin të hapura.

Një kontroll i shpejtë zbuloi se vila ishte në rrëmujë dhe disa marrës satelitorë ishin vjedhur.

Tani po hetohet për vjedhjen për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Personeli i sigurisë po intervistohet dhe po kontrollohen kamerat e vëzhgimit për të identifikuar autorët.