", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/12/auto_v1678635944.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Dhurata që emocionoi Mbretin Charls

Një dhuratë e veçantë, me vlerë të madhe sentimentale, mori Mbreti Charls. Konkretisht, Policia Mbretërore Kanadeze i dërgoi Monarkut një kalë të zi të quajtur Noble.

Është në fakt kali i parë që i është dhënë Charles nga autoriteti i përmendur, i cili gjithashtu i kishte “dhuruar” Mbretëreshës Elizabeth tetë kuaj gjatë mbretërimit të saj. Në fund të fundit, dihet mirë se nëna e Charles kishte një dobësi për kuajt, një dashuri që e trashëguan edhe fëmijët e saj.

Lajmi për dhuratën, megjithatë, vjen menjëherë pasi Mbreti Charles bëri dhuratën e tij duke i dhënë titullin Duka i Edinburgut vëllait të tij më të vogël, Princit Eduard.

Buckingham Palace kishte njoftuar më parë se Eduardi përfundimisht një ditë do të pasonte babain e tij si Duka i Edinburgut, por vetëm pas vdekjes së Filipit dhe Mbretëreshës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)