", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/12/auto_Screenshot_81678626670.jpg", "width": 900, "height": 637 } }

VIDEO/ Taulant Seferi në superformë, realizon katër gola në dy ndeshjet e fundit në Ukrainë

Taulant Seferi po kalon një formë mjaft të mirë me skuadrën ukrainase të Vorskla Poltavës, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në kampionat.

Viktima kësaj radhe ishte skuadra e Veres-Rivne, të cilës sulmuesi i Kombëtares i shënoi në minutën e 25’ të takimit, për të kaluar skuadrën e tij në kampionat.

Sa i përket golit të dytë, Seferi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85′, për të barazuar shifrat në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll edhe sfida.

Ky është goli numër 8 në kampionatin ukrainas për ish-in e Tiranës dhe i katërti në dy ndeshjet e fundit. Gjithashtu ai ka shënuar dhe dy gola të tjera me Vorsklën në miqësore.