VIDEO-SYRI TV/ Ndërtimi i rrugës në zonën e Currilave, banorët: Është pa standarde
Punimet për ndërtimin e një rruge në zonën e Currilave në Durrës, kanë krijuar probleme për rreth 50 familje që jetojnë në zonë. Banorët ankohen se rruga është ndërtuar pa standarde, ndërsa nuk është bërë pastrimi i mbetjeve dhe inerteve.
Nga SYRI TV
Ndërtimi i një rrugë në zonën e Currilave, në Kodër Vilë në Durrës, ka sjellë probleme për banorët e zonës.
Banorët pretendojnë se firma që po ndërton rrugën, nuk kanë bërë pastrimin e inerteve dhe mbetjeve të tjera urbane.
Sipas banorëve, banesave të tyre u janë hequr gardhet rrethues, ndërsa janë dëmtuar edhe pjesë të tjera të strukturës së rrugës.
Për banorët një tjetër problem është mungesa e trotuareve në rrugë, çka më vonë mund të sjellë edhe rrezik për aksidente rrugore.