VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Bërxullës në protestë: Duam dëmshpërblim për pronat tona

Edhe kjo e diel i gjeti sërish në protestë banorët e Bërxullës, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata shprehen kundër vlerës së shpronësimit të dhënë për ta, për tokat dhe banesat e tyre, duke e cilësuar atë qesharake.

Sipas tyre, asnjë përfaqësues nga shteti nuk ka shkuar për të biseduar me ta, por shprehen të vendosur për të mbrojtur pronat.