Meta: Këshillat e Bashkive do të drejtohen nga të rinj dhe intelektual, do tregojmë ndryshimin nga qeverisja e bandave

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka  deklaruar se Kishillat e Bashkive në të ardhmen do të përfaqësohen nga të rinjtë, gratë, pedagogë e intelektualë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij facebook, Meta është shprehur se me këtë vendim do tregohet dallimi kur pushtetin e lënë në dorë të bandave dhe atëherë kur e lë në dorë të intelektualëve.