VIDEO/ Të gjithë kundër Pique, gjesti i shëmtuar ndaj De Jong bëhet përsëri viral
E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona është në dyshim. Mesfushori holandez kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe problemet financiare dhe jo vetëm të katalanasve mund ta lëkundin lojtarin dhe ta bindin të ndërrojë ambient.
Tiozët e Djajve të Kuq kanë vendosur ta “ndihmojnë” De Jong të marrë vendimin për të shkuar në Old Trafford duke i kujtuar një moment aspak të pëlqyer për holandezin gjatë kohës së tij të Barcelona.
Në fakt, në rrjetet sociale është bërë përsëri virale një moment i sikletshëm në të cilin ish-mbrojtësi i Barcelona-s, Gerard Pique, nuk ka pranuar t’i lirojë vendin të fejuarës së holandezit dhe nuk ka lejuar që çifti të ulej bashkë në stadium.
Ky incident ka ndodhur në vitin 2019-të dhe është ka filluar të qarkullojë përsëri tani në rrjetet sociale, që nuk e kanë kursyer përsëri ish-futbollistin e Barcelona-s.
Duket se nuk ka paqe për Pique, i cili është prej muajsh në shënjestrën e mediave veçanërisht pas ndarjes së bujshme me këngëtaren kolumbiane Shakira, me të dy që nuk i kanë kursyer thumbimet ndaj njëri-tjetrin.
Gerard Pique has taken a beating in the press over the last 12 months, and this video of him refusing to switch seats with Frenkie de Jong will not help his public image.pic.twitter.com/NqSqnE7bOO
— Football España (@footballespana_) March 10, 2023