VIDEO emocionuese/ Protagonist në fitoren e Napolit, i gjithë stadiumi brohoret emrin e Rrahmanit
Mbrojtësi “Dardan”, Amir Rrahmani ishte protagonist në fitoren 2-0 të Napolit ndaj Atalantës, sfidë kjo e vlefshme për javën 26-të në Serie-A.
Rrahmani arriti të shënonte golin që vulosi triumfin e “të kaltërve” në minutën e 77’, pas atij të shënuar nga Kvaratskhelia në minutën e 60’.
Goli i ish-futbollistit të Partizanit dhe Veronës i lumturoi jashtëzakonisht shumë tifozët napolitanë pasi ishte edhe gol i qetësisë dhe i tri pikëve që i çon drejt fitimit të titullit kampion në Itali.
E teksa spikeri i stadiumit e përmendi si tradicionalisht emrin e lojtarit që shënon gol, në këtë rast:“Amir”, i gjithë stadiumi brohoriti disa herë: “Rrahmani”.
Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, ndërsa njëri prej më të dalluarve për këtë sukses të jashtëzakonshëm që po vjen është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
FT #SerieA
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) March 12, 2023
Napoli 2-0 Atalanta
⚽️ Kvaratskhelia 60’
⚽️ Rrahmani 77’
98% Scudettopic.twitter.com/LiFuCVLZX9