", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/12/auto_collage-1-6-780x4391678614474.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Ndërpret koncertin live, Dafina Zeqiri ndihmon një fanse pasi po i binte të fikët

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, tashmë nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të kërkuara në treg.

Ajo prej vitesh ka fituar zemrat e publikut dhe po vazhdon të jetë e pranishme nëpër koncerte në vende të ndryshme.

Së fundmi ajo mori vëmendje me gjestin e saj në një nga mbrëmjet jashtë trojeve shqiptare.

Derisa po performonte live, autorja e hitit ”Dhimbje dhimbje” në një moment ndaloi muzikën dhe ndihmoi një fanse që ishte e pranishme aty.

Kjo pasi në bazë të një video që u publikua, vajza nuk ndihej mirë dhe se gati ishte duke i rënë të fikët.

Veç pak, veç pak. Ndaloni muzikën”, u dëgjua duke thënë Zeqiri teksa bashkë me njërin nga bashkëpunëtorët e ekipit e largoi nga turma.

Ky veprim i yllit të famshëm u komentua në masë të madhe pasi veç profesionit tregon shpesh edhe anën humane.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AfterParty.al (@afterparty.al)