Luizi flet për historinë e dashurisë 10 vjeçare: U ndamë sepse u ftoh marrëdhënia
Luiz Ejlli është ndër banorët më të komentuar e të ndjekur në këtë edicion të Big Brother. Lidhja e tij me Kiarën, e ka bërë çiftin ndër më të preferurit e publikut. Por brenda lojës, dyshja shpesh ndan edhe detaje nga jeta e tyre e mëparshme. Kiara duke u interesuar për jetën e Luizit e ka pyetur sa herë është dashuruar në jetë.
Kiara: Luiz sa herë ke qenë i dashuruar në jetën tënde? Po të pyes seriozisht tani.
Luizi: Vetëm një herë ka ndodhur dhe ka zgjatur me vite. Tani u shua sepse u ftoh dhe detajet do t’i tregoj kur të dalim jashtë. Vetëm një herë kam ndier por u ftoh marrëdhënia dhe shkuam drejt ndarjes. Detajet do i tregoj jashtë por gëzoj respekt.
Luizi: Nuk besoja te dashuria me shikim të parë por tani … (qesh)