Akuzoi produksionin, si u fal Olta Gixhari dhe ‘gjoba’ që iu vu
Një zarf i zi erdhi pasditen e djeshme në “Big Brother Vip” për Olta Gixharin dhe akuzat që ajo ka hedhur shpesh ndaj produksionit të formatit. “Dënimi” i produksionit për Oltën ishte një paralajmërim i fundit në lidhje me këto akuza dhe sjellje të saj në shtëpi.
Kjo u diskutua edhe gjatë Prime-it, ku moderatorja Arbana Osmani u shpreh se akuzat e Oltës janë të patolerueshme. Aktorja nga ana e saj, kërkoi ndjesë publike ndaj publikut dhe produksionit.
Arbana: E kuptoj kur këto akuza nga fansat tuaj, por të bëhen akuza të tilla nga ju që i dini gjërat dhe e dini si trajtoheni është e patolerueshme.
Olta: Doja të kërkoja shumë ndjesë, pikë së pari për stafin kaq të madh që na bëjnë të ndjehemi mirë dhe pikë së dyti dua ti kërkoj ndjesë publikut, nëse ndonjëherë nga lodhja dhe stresi mund të themi diçka më tepër, fare të pabazuara e të pavërteta. Nëse do të kisha pikën e dyshimit do të isha jashtë. Problemi është që, kam frikë se do ta bëj prapë.
Por duket se gjithçka në rrjet është interpretuar si një mbështetje që Oltës i është dhënë nga produksioni, duke mos e ndëshkuar, ndonëse akuzat ishin të rënda dhe të përsëritura.