VIDEO/ Të gjithë po pyesin pse Mbappe nuk mori karton të kuq, katër minuta më vonë i dha fitoren PSG-së
PSG mposhti skuadrën e Brestit me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja u vendos në minutën e 90-të pas një kundërsulmi të jashtëzakonshëm të krijuar nga Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Carlos Soler kaloi parizienët në epërsi në minutën e 37-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë Franck Honorat vendosi baraspeshën. Dhe kur u duk se rezultati do të mbetej 1-1, Messi bëri një pasim mjeshtëror në minutën e 90-të për Mbappe, i cili shmangu portierin dhe i dha një fitore të vlefshme PSG-së.
❗❗❗ Official: Messi now has 300 club assist...Just look at this assist to Mbappe in a 2:1 win against Brest #Messi? #MESSI AND MBAPPE pic.twitter.com/TxD461Cnlf
— Arthur mirlo (@Mquotes14) March 11, 2023
Mirëpo, momenti i diskutueshëm ndodhi vetëm pak minuta para se Mbappe të shënonte, teksa ky i fundit pati një duel me futbollistin e Brest-it, Haris Belkebla. I bezdisur nga faullet që ka pësuar, Mbappe e goditi me shkelm kundërshtarin, gjë që është regjistruar qartë nga kamerat.
¡SE CALENTÓ KIKI! Mbappé pateó a Belkebla en el piso y recibió la tarjeta amarilla. ¿Debió ser expulsado?
— ESPN Fútbol Argentina (@ESPNFutbolArg) March 11, 2023
? Mirá la #Ligue1 ?? por #ESPNenStarPlus pic.twitter.com/tmN68BOz1e
Arbitri nuk ka reaguar dhe Mbappe ka kaluar pa u ndëshkuar me karton të kuq dhe katër minuta më vonë i dha fitoren ekipit të tij.
PSG tani është 11 pikë përpara Marsejës së vendit të dytë dhe është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin.