Shpati nuk ia del, lë shtëpinë e BBV: Zinxhiri më 'ndëshkoi'
Shpat Kërleshi është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Albania në spektaklin e mbrëmjes së djeshme (e shtunë).
Prime-n e shkuar, Kiara si lidere e shtëpisë nisi një zinxhirë shpëtimi, ku katër banorët e fundit që shkuan në nominim ishin Shpati, Antoneta, Elvisi dhe Luizi.
Prezantuesi nga Kosova nuk ia doli të kalonte këtë nominim, duke i dhënë fund ëndrrës për të fituar çmimin e madh.
Pas eliminimit, Shpati u shpreh: “Mendoj që situata do ishte më ndryshe. Pjesa e zinxhirit më penalizoi. Nuk do kisha bërë asgjë ndryshe në lojë.”