EMRI/ U gjet i pajetë pranë banesës, i riu prej pak ditësh i divorvuar, njihej si përdorues droge
35 vjeçari i gjendur i pajete pranë banesën e tij në Këlcyrë mësohet se kishte pak ditë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.
Sipas burimeve për SYRI-n, i ndjeri quhet Erald Pashollari njihej si përdorues i lëndëve narkotike.
Këlcyrë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.