Kiara Tito pranon lidhjen me djalin e biznesmenit, të afërmit e Luizit kundër moderatores
Loja e Kiarës u trondit ditën e martë, ku si avantazh në lojë, ajo u njoh me atë çfarë shkruanin portalet për të. Ndonëse duhet të ishte një avantazh, duket se titujt dhe deklaratat e forta e kanë shqetësuar moderatoren, por edhe partnerin e saj, Luizin.
Të përfshirë nga ajo çfarë ndodhi, temë diskutimi mes tyre, por edhe banorëve të tjerë, kanë qenë lidhjet e Kiarës, përpara se të bëhej pjesë e lojës. Kujtojmë se pak kohë më parë, mediat publikuan se prezantuesja ishte në një lidhje me Roni Kokën, djalin e biznesmenit, Leonard Koka. Por, vetë Roni e mohon për të gjithë publikun shqiptar dhe mediat këtë lajm.
Roni sqaroi se nuk është në një lidhje me Kiarën, duke preferuar që të gjitha aludimet të mbyllen këtu. Gjithashtu, ai i kërkoi të gjitha mediave që kanë shkruar për të këto ditë, të përgënjeshtrojnë lajmin që e bëri një personazh publik pa dëshirën e tij.
“Duke mos qenë person publik, e ruaj privatësinë time dhe nuk jap sqarime për gjërat që kam pasur, kam dhe do të kem. Por, e sigurt është që nuk jam në një lidhje me Kiara Titon. Lajmet e pavërteta janë një shqetësim për të gjithë, ashtu si dhe për mua. Kërkoj mirëkuptimin e të gjitha mediave që kanë përmendur emrin tim, të sqarojnë për publikun që i ndjek situatën në fjalë dhe të marrin parasysh këtë deklaratë timen.
Nuk jam i lidhur me Kiara Titon”, u duk se ky reagim i mbylli gojën edhe thashethemeve se në fakt, dyshja kishin një lidhje të konsoliduar dhe madje bashkëjetonin. Por, kur Kiara u përball me këtë lajm, qëndrimi i saj la shumë për të aluduar, se në fakt dyshja ka pasur një lidhje, që ka mbaruar para nisjes së “Big Brother”.
Ka qenë partneri i saj Luizi, i cili, duke i ofruar mbështetje, i ka zbuluar pa dashje edhe sekretin. Këngëtari ka shtuar se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ia kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.
Nuk e kam ndërmend as t’ia numëroj as t’i them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur, ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete”, tha Luizi. Kiara në momentin kur Luizi ka përmendur Roni Kokën, duke iu referuar si deputeti ka ndërhyrë duke i thënë thjesht “Mos e komento, mos fol për të”.
Kjo ka ngritur dyshimet se ai është ishi i Kiarës dhe është marr si konfirmim reagimi i saj. Në rrjet, kjo video me deklaratën e konkurrentes është shpërndarë shumë herë, duke “vulosur” këtë lidhje të Kiarës. Vetëm pak kohë më parë, miqtë e afërt të saj kanë zbuluar se kohët e fundit prezantuesja kishte nisur një njohje, duke preferuar që këtë histori, për sa kohë ishte në hapat e parë të saj ta mbante sa më larg publikut.
Me aq sa mund të mësonim, djaloshi në fjalë jeton dhe punon jashtë shtetit dhe nga miqësia e përbashkët është njohur me Kiarën. Pas disa udhëtimeve në Tiranë, dyshja ka nisur të frekuentohet duke nisur një raport.
Por, duket se gjërat kanë ndryshuar me afrimin e saj me Luizin. Që para se të lidheshin, prezantuesja pranoi se kishte ndjenja për këngëtarin. Natyrisht që pas kësaj fjalie, raporti i saj jashtë shtëpisë tashmë ishte mbyllur. Ndonëse pa pasur mundësi të fliste me personin që frekuentonte, duket se e gjithë historia është mbyllur në momentin që ajo është afruar me Luizin.