VIDEO/ Demokratët e Britanisë presin kandidatin e PD për Bashkinë Has: Votojmë në 14 maj

Partia Demokratike Dega Britania e Madhe ka organizuar një takim madhështor në Londër me kandidatin demokrat për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Hasit, Miftar Dauti.

Dauti vlerësoi emigrantët shqiptarë, duke theksuar se ata e duan vendin e tyre, e duan familjen, e duan Partinë Demokratike dhe e duan Doktor Sali Berishën.

Në një sallë plotë me shqiptarë, demokratët  premtuan se në 14 maj do të vijnë të votojnë për ti dhënë përgjigjen e merituar regjimit të Edi Ramës.

Kujtojmë që Hasi është një nga qytetet shqiptare me numrin më të madh të emigrantëve në Britaninë e Madhe.

'E dojnë vendin e tyre, e dojnë familjen e tyre, e dojnë Partinë Demokratike dhe e dojnë doktor Sali Berishën.

Gjej vend të diskutojmë dhe për mbarëvajtjen e punëve në Partinë Demokratike.

Kemi parë se PD është përfshirë në disa probleme të brendshme të saj', u shpreh kandidati i PD-së, Miftar Dauti.