Spektakël në derbin e 'Ruhrit', Schalke shmang humbjen përballë Dortmund
Përballja mes Schalke 04-Dortmund dhuroi një shfaqje shumë të bukur futbolli, por u mbyll pa fitues.
Në pjesën e parë Borussia diktoi ritmin dhe krijoi një volum të lartë loje dhe rrezikoi vazhdimisht zonën e vendasve.
Në minutën e 38’, me anë të Schlotterbeck i cili realizoi një gol të gjithin personal, Dortmund kalon në avantazh.
Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, “Blutë mbretëror” e nisën shumë mirë, duke reaguar shpejtë, pasi barazuan në minutën e 50’ me anë të Bulter.
Një gol i cili çoi në delir vendasit dhe për më tepër riktheu Schalken te goli ndaj Dortmund pas 5 ndeshjeve radhazi. Barazimi solli një tjetër atmosferë, një tjetër simfoni dhe Dortmund rimori skenën.
Një tjetër mbrojtës gjeti recetën e golit, këtë herë ishte momenti i portugezit Guerreiro, i cili solli avantazhin te Borussia në minutën e 60’.
Schalke rigjeti forcën për të reaguar në fund, në minutën e 79’ dhe barazoi gjithçka me Karaman, i cili befasoi “verdhëzinjtë”. Pavarësisht dëshirës së skuadrave për të gjetur një fitues, në fund rezultati nuk ndryshoi.
4 gola për nga një pikë në derbin numër 100-të në Bundesliga midis Schalke dhe Dortmund, me vendasit që shkojnë në koutën e 20 pikëve, ndërsa Dortmund është dy pikë larg Bayern, në kuotën e 50 pikëve.