Meta uron Ledina Alollin: Kryebashkiakja e ardhshme e Korçës! PL mbështet fuqishëm ndryshimin
Kryetari i Partisë së Lirisë ka uruar kandidaten e Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës, Ledina Alollin, si kryebashkiakja e ardhshme pas zgjedhjeve të 14 majit, e cila u prezantua ditën e sotme nga kreu i demokratëve Sali Berisha.
‘Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli! Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve’, shkruan Meta në Facebook.
Meta ka shprehur falenderimet edhe për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli!
Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.
Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore.
Në 14 Maj triumfon qytetaria korçare dhe zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë! ✌️??