Tirana mposht Laçin dhe rimerr kreun e 'Abissnet Superiores'

Në “Elbasan Arena”, Tirana ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Laçit dhe të rimarrë kreun e vetme, me 43 pikë.

 Bardheblutë lanë pas krahëve dy humbjet radhazi ndaj Teutës e Partizanit dhe morën një fitore pa shumë sforcim ndaj kurbinasve.

Florent Hasani shënoi dy golat e parë, ndërsa Lulaj në të 45-ën çoi shifrat në 3-0. Kurbinasit ndryshuan në pjesën e dytë dhe rihapën ndeshjen me Guindo, që ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa në shtesë ishte Ujka që shënoi edhe të dytin, por pa ia dalë të shmangë disfatën.