Becao rikthen Udinesen tek suksesi, Empoli pëson humbjen e tretë radhazi në Serie A

 

Udinese rigjen fitoren në kampionat, duke triumfuar në transfertë përballë Empolit me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Becao.

Bardhezinjtë rigjejnë fitoren në Serie A që mungonte që nga janari dhe rifuten në garën për një vend në Conference League.

Empoli pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat, por sërish toskanët mbeten në një pozicion komod në tabelën e klasifikimit me 10 pikë më shumë se zona e ftohtë që të zbret në Serie B.