Sulmuesi i Romës operohet në dorë, nuk dihet ende se sa kohë është jashtë

 

Problemet për Andrea Belottin në këtë sezon duket se nuk kanë fund. Sulmuesi i Romës është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e djathtë pasi ka ndjerë një shqetësim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale. Akoma nuk është e ditur se sa do të jetë koha e rikuperimit të 29-vjeçarit, por është e qartë që do të humbasë sfidën e radhës kundër Sassuolo.

Në sezonin e tij të parë me Romën, Belloti nuk ka arritur të shënojë asnjëherë në 21 paraqitje në Serie A. Në Europa League ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar 3 gola në 8 paraqitje.