Këtij informacioni iu përgjigjën 18 nga 20 klube nga Spanja, duke shprehur shqetësim të thellë për zbulimin se Barcelona ishte e përfshirë në këto çështje, dhe i vetmi klub përveç klubit katalanas që nuk u deklarua ishte Real Madridi. Megjithatë, pasi prokuroria ngriti akuza ndaj Barcelonës, drejtuesit e Realit thirrën një mbledhje urgjente.

“Për shkak të seriozitetit të akuzave të bëra nga zyra e prokurorit publik kundër Barcelonës dhe dy presidentëve të saj në lidhje me dyshimet legjitime për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrazhit, José María Enríquez Negreira, presidenti i Real Madridit ka thirrur një mbledhje urgjente të bordit për nesër, e diel, 12 mars 2023 në orën 12:00 për të vendosur se çfarë veprimi e konsideron Real Madridi të përshtatshëm në lidhje me këtë çështje”, shkruhet në deklaratë.

Prokurorët ngritën tre akuza kundër Barcelonës - korrupsion në sport, keqadministrim dhe falsifikim dokumentesh.

Akuzat e bëra sot i referohen dy presidentëve të Barcelonës - Sandro Rosell (2010-2014) dhe Josep Bartomeu (2014-2020).

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/11/auto_Screenshot_61678546894.png", "width": 900, "height": 602 } }

Fundi i ‘aleancës’: Real Madrid thirr mbledhje urgjente, shkak akuzat ndaj Barcelonës

Prokuroria e Spanjës akuzoi Barcelonën për korrupsion pasi klubi katalanas pagoi për vite me radhë kompaninë e zëvendëspresidentit të arbitrave në Spanjë dhe për këtë Real Madridi thirri një mbledhje urgjente të drejtuesve të klubit.

Marrëdhëniet mes Realit dhe Barcelonës në vitet e fundit janë ndoshta më të mirat në historinë e dy klubeve të përmendura, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë që nga viti 2019, kur Joan Laporta u rikthye te Barcelona. Pas kësaj, presidentët e dy klubeve flasin me respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe ata janë ende bashkë në projektin e Superligës Evropiane.

Se sa e mirë është marrëdhënia mes dy klubeve tani ilustrohet më së miri nga situata në lidhje me aferën më të madhe ndonjëherë në futbollin spanjoll, e cila shpërtheu muajin e kaluar dhe në të cilën Barcelona akuzohet se ka paguar 8.4 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018 për Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komisionit spanjoll të arbitrave.