", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/11/auto_page-26-780x4391678545819.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

‘Shansi i fundit për t’u evakuuar’/ Banorët e Queensland Australi, marrin paralajmërime para përmbytjeve

Banorëve në Burketown u është thënë të evakuohen pasi përmbytjet pritet të shkaktojnë probleme në sistemin e kanalizimeve dhe ndërpresin furnizimin me energji të qytetit të Queensland.

Kështu, sipas mediave të huaja, policia po inkurajon banorët të largohen nga qyteti i vogël, pasi ai po përjeton përmbytje rekord, me paralajmërime përgjatë lumenjve Nicholson, Gregory dhe Leichhardt.

“Kanalizimi në qytet është komprometuar dhe rryma në qytet do të ndërpritet sot”, ka thënë policia e Queensland në një deklaratë.

“Policia po u kërkon me forcë të gjithë banorëve të mbetur që të largohen nga komuniteti i Burketown sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Emergjencës në Queensland lëshuan gjithashtu një alarm urgjent për qytetin, duke paralajmëruar banorët se sot është shansi i tyre i fundit për t’u evakuuar.