SYRI TV/ Kontrata abuzive, 'Piranjat' zbulojnë skandalin 90 mijë euro të Ceno Klosit

89 mijë euro është abuzimi i Drejtorit të përgjithshëm të tatimeve Ceno Klosi. Bëhet fjalë për kontratë abuzive e cila është zbuluar nga gazetarët e emisionit investigativ Piranjat, ku kreu i tatimeve përcakton çdo specifikë për objektin e marrë me qera. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi nuk jep asnjë shpjegim për faktet e publikuara.

SYRI TV

Në nisje të transmetimit në ekranin e Syri Televizion emisioni investigativ "Piranjat", ka bërë një denoncim të fortë kundër drejtorit të Drejtorise së Tatimeve Ceno Klosi.

Piranjat konstatuan se 89.000 euro në vit përfitohet nga kontrata fantazmë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një subjekti privat ndërkohë që Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi nuk jep asnjë shpjegim për faktet e dala në dritë.

Më 20 maj 2022 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpalli njoftimin marrje me qira ambiente zyrash për akomodimin e punonjësve të Drejtorisë së Tatimpaguesve të mëdhenj, për disa drejtori të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë. Kriteret e kërkuara të përshkruara në njoftim duket janë të një ndërtese të paramenduar.

Ndër to vihet re se një specifikim sipas te cilit hapësira e kërkuar eshte, “jo më pak se 2800m2 dhe jo më shumë 3000m2. Po keshtu kerkohet qe ndertesa të jetë sa më pranë ambienteve ekzistuese të DPT-së, dhe jo më larg se 3 km në vijë ajrore nga godina kryesore e DPT-së;

Përveç disa specifikimeve të tjera që lidhen me ambientet e brendshme kërkohet që objekti të jetë me dokumenta të rregullta ligjore;

I gjithë përshkrimi duket sikur përshkruante një godinë specifike, ndaj Piranjat iu drejtuan me shkresë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një kërkesë për informacion me listën e godinave të marra me qira për efekt të këtij institucioni. Në përgjigjen e institucionit u vu re se mungonte kjo ndërtesë e cila ka akomoduar Tatimet VIP dhe drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Në dokumentacionin e kësaj ndërtese pranë Agjencisë së Kadastrës janë deklaruar 2076.6 m2  ndërsa në kontratën e lidhur mes subjektit privat dhe Drejtorisë së Tatimeve janë plot 2931.78m2. Në të njëjtën kohë, po në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, rezulton se pronarët kanë aplikuar për legalizim të një pjese të godinës, çka paraqitet edhe në kontratën e qirasë mes palëve.

Pra Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë në dijeni të plotë për parregullsinë në dokumentacion të kësaj ndërtese, në kundërshtim me ligjin dhe njoftimin e shpallur nga vetë ai.

Po me një aritmetikë të thjeshtë rezulton se 2931.78 m2  të kontratës, minus 2076.6 m2  të deklaruara në Kadastër, del shuma prej 854.4 m2 të tepruara për 2 katet e palegalizuara të godinës. Mirëpo qiraja që paguajnë taksapaguesit shqiptarë për këtë ndërtesë është plot 25.506 Euro në muaj dhe me nje llogari te thjeshte, vetem per qerane e paguar per metrat e palegalizuar , rreth 89.000  në vit përfundojnë në xhepin e drejtorit të tatimeve.

Pra këtu gjendemi në pozitat e shkeljes së detyrës nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me apo pa dijeninë e eprorëve të tij. Emisioni investigativ, ka tentuar disa herë ta takojë zotin Klosi në kushtet e refuzimit të dhënies së informacionit në rrugë zyrtare, por ai asnjëherë nuk ka zgjedhur të japë përgjigje për pyetjet e ngritura.