SYRI TV/ Shqiptarët nuk përballojnë dot as ushqimin, qytetarët tregojnë vështirësitë në blerje

Qytetarët shqiptarë nuk përballojnë dot as shpenzimet për ushqime. Për SYRI TV ata tregojnë se hasin vështirësi në përballimin e jetesës, pasi çmimet janë të larta dhe të ardhurat shumë të ulëta.

Inflacioni i lartë i ka prekur ndjeshëm familjet shqiptare. Qytetarët tregojnë se çmimet rriten vazhdimisht, ndërsa ata hasin vështirësi të mëdha në përballimin e jetesës.

Edhe ekspertët e ekonomisë vazhdimisht kanë ngritur alarmin mbi efektet e inflacionit të lartë. Sipas të dhënave, çmimet në Shqipëri janë të barabarta me çmimet e BE e në produkte specifike edhe më të larta, ndërsa vendet e rajonit kanë çmime më të ulëta.