SYRI TV/ Drama e shpopullimit në Qatrom të Korçës, fshati: Të rinjtë po ikin për jetë më të mirë
Fshati Qatrom i Korçës është shpopulluar me shpejtësi vitet e fundit. Banorët thotë se ikjet kanë ardhur si pasojë e varfërisë ekstreme. Drama e shpopullimit duket qartazi edhe në shkollën 9-vjeçare të fshatit, ku nxënësit mësojnë në klasa kolektive, tregon gazetarja Sidorela Xhomaqi.
Nga SYRI TV
Shpopullimi po ndodh me shpejtësi të madhe, duke lënë pas shtëpi bosh dhe të moshuar zemërvrarë. SYRI TV udhëtoi pak kilometra nga Korça në fshatin Qatrom, ku duket qartazi shpopullimi në këtë zonë rurale.
Dikur fshati ka pasur afro 200 familje, kurse sot është përgjysmuar. E tanimë në banesa gjenden të moshuar, pasi të rinjtë në pamundësi për të përballuar jetesën janë larguar.
Rrugët janë thuajse të boshatisura, kurse të moshuarit tregojnë me lot ndër sy se fëmijët e tyre kanë marrë udhët e botës, pa mbështetje për t’ia dalë në vendin e tyre.
Drama e shpopullimit është evidente edhe në shkollën 9-vjeçare të fshatit, ku nxënësit janë organizuar në klasa, kurse numri i fëmijëve që frekuentojnë shkollën shkon deri në 25 nxënës.
Shpopullimi mbetet një nga dramat më të mëdha të shoqërisë shqiptare, ndonëse institucionet shtetërore propagandojnë për të kundërtën.