Vasili: Janë dy arsye pse mund të prishen marrëdhëniet mes Berishës dhe Metës, këto janë çështje të mbyllura

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa ishte i ftuar në ‘Top News’, ka treguar edhe një herë shkurtimisht se pas të gjitha ‘thashethemeve’ mes një krisje të marrëdhënies së doktor Berishës dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Metës, e gjitha kjo nuk është aspak e vërtetë.

Vasili ka treguar se janë qartazi dy arsye të forta pse mund të ndodhë diçka e tillë, dhe e ka mohuar kategorikisht.

Pyetje: Është hamendësuar shumë që ka një krisje pra një ftohje mes Metës dhe Berishës?

Petrit Vasili: Janë dy arsye përse mund të prishet marrëdhënie mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, nëse Berisha ‘jep e merr’, pra bën pazare me Edi Ramën dhe kjo është një çështje e mbyllur, pra nuk ndodh dhe e dyta në rast se atë që ne e kemi çështje parimore lidhur me Referendumin, pra nëse nuk i qëndron atij si nisëm, ide dhe pikë themelore e jona. Pra, për këto dy gjëra Meta me Berishën mund të prishen, për asnjë element tjetër jo.