Zgjedhjet e 14 majit/ Mediu: Partia Republikane pjesë e bashkëpunimit të opozitës
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me degën e kësaj partie për Tiranën, ku në fokus ishin zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë takimit Mediu është shpehur se Partia Republikane do të jetë pjesë e bashkëpunimit të opozitës dhe do të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të opozitës.
Mediu gjatë takimit u shpreh se është domosdoshmëri të kuptojmë se këto zgjedhje janë mundësia për të hapur rrugën e ndryshimit politik për t'i rikthyer pushtetin shqiptarëvë në 14 maj.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet Lokale 14 Maj
?Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me degën e PR për Tiranën.
Në këtë takim u diskutua për finalizimin e listës për këshilltarë të Partisë Republikane për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.
?Mediu theksoj se Partia Republikane do jetë pjesë e bashkëpunimit të opozitës dhe do të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të opozitës, po ashtu ajo do të garoj me listën e vet të këshilltarëve në cdo bashki, duke i bërë ata pjesë të stafeve të kandidatëve për kryetar bashkie.
?Është domosdoshmëri theksoi Mediu të kuptojmë se këto zgjedhje janë mundësia për të hapur rrugën e ndryshimit politik për ti rikthyer pushtetin shqiptarëve në 14 Maj, për ta shkëputur atë nga kontrolli i Partisë Socialiste dhe korrupsioni.
?Situata në vend është shumë e rëndë, ekononikisht dhe politikisht, nuk ka shtet nuk ka ligj nuk ka pushtet lokal, është vrarë besimi, kjo edhe për shkak të gabimeve që bëri opozita duke lënë parlamentin, e duke i dhënë kështu mundësinë Edi Ramës të ndryshonte kushtetutën dhe ligjin zgjedhor dhe të ndalojë kualicjonet, po ashtu bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte një veprim absurd duke i dhuruar pushetin socialistëve.
?Nisur nga këto gabime absolute duhet të reflektojmë, të lëmë mënjanë ndarjen dhe luftën, ti përgjigjemi kërkesës dhe nevojës së shqiptarëve nga Konispoli në Vermosh për të dalë vetëm me një kandidat opozitar për kryetar baahkie dhe ta mbështesim të gjithë së bashku.