Fier, arrestohet shpërndarësi i drogave të forta me heroinë, metadon

Policia e Fierit ka arrestuar një shpërndarës drogash të forta në kuadrin e një operacioni të koduar “Liquid”.

Oficerët vunë në pranga 35-vjeçarin E. N, banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik,a atij iu gjet një sasi heroine e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamente mjekësore si diazepam, të cilat i shiste tek Azotiku dhe në lagjen "Kryengritja" të qytetit.