Kamëz/ Të shtëna me armë zjarr mëngjesin e sotëm, thyhen xhamat e një lokali

Kamza është tronditur mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 5:10 në bulevardin ‘Donald Trump’.

Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N.M.

Lokali ka qënë i mbyllur në momentin kur ngjarja ka ndodhur .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M..

Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.