VIDEO/ Nga denoncimi i skandaleve, tek kamerat e fshehta - 'PIRANJAT' startojnë në SYRI TV
Ka startuar në Syri Televizion emisioni investigativ ‘Piranjat’, i cili me denoncimet në këtë puntatë të parë ka mbërthyer para ekranit shqiptarët, duke shënuar një audiencë të lartë. Mes rasteve të publikuara në këtë nisje, ka qënë ai i abuzimit me detyrën, ky drejtuesi i Përgjithshëm i Tatimeve ka përfituar mijëra euro nga kontrata fantazmë.
SYRI TV
Ka nisur në Syri Televezion emisioni investigativ "Piranjat", i cili ka mbërthyer para ekranit shqiptarët, ku me rastet e denoncuara në këtë puntatë të parë ka arritur të marrë një audiencë shumë të madhe, pasi dhe misioni i këtij emisioni është të evidentojë dhe dënojë ‘monstrat e shoqërisë' duke qenë pranë çdo problematike që familjet shqiptare kanë dhe duke luftuar deri në fund për t'u dhënë zgjidhje.
Një rast abuzimi me detyrën ku përfitohen mijëra euro është publikuar këtë emision të parë, ishte përfitimi i gati 89.000 euro në vit nga kontrata fantazmë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një subjekti privat, për të cilën Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi nuk jep asnjë shpjegim për faktet e dala në dritë.
Kjo drejtori ka marrë një objekt me qira për zyra por 'Piranjat' kanë arritur të zbulojnë të gjitha dokumentacionin dhe kërkesat që mesa duket ishin paracaktuar pikërisht.
Por për këtë godinë specifike, në përgjigjen e institucionit u vu re se mungonte kjo ndërtesë ku është akomoduar Tatimet VIP dhe Drejtorinë Rajonale të Tatimeve. Pra këtu gjendemi në pozitat e shkeljes së detyrës pasi vetë Drejtoria e Përgjithshme ka lidhur kontratë me një obkjekt që ka 850 m2 të palegalizuara, kur ndërkohë për absurditet është mbyllur një bzines vetëm se ushtronte aktivitet në një godinë që ishte marrë me pira, por që në këtë ndërtesë ka patur një pjesë të palegalizuar.
Një denoncim i rëndë ka qenë edhe një rast i një 13-vjeçari që dhunohej në shkollë nga një tjetër nxënës, madje dhunë që ushtrohej edhe ndaj fëmijëve të tjerë. E ky fëmijë i dhunshëm kërcënon edhe mësuesen.
Por nga ana tjetër është denoncuar edhe përfitimi që po kryhet me banesat sociale ku në Pukë në listën e përfituesve kanë qenë vetëm njerëz të afërt të pushtetarëve.
Dy raste të tjera ishin ai i grabitjes së bankës në Koplik ku Kujtim Shabaj hedh akuza se djali i tij është i pafajshëm për këtë ngjarje duke sjellë edhe prova që në momentin e grabitjes i biri i tij ishte në një lokal.
Ndërsa në fokus është edhe vrasja e një kali në Sotirë të Leskovikut, por nuk mund të mungonte në këtë puntatë ngjarja tragjike e tërmetit në Turqi e Siri dhe teoritë konspirative dhe fuqinë shkatërruese që sjell programi i frekuencave të larta 'HAARP'.
Por "Piranjat" sjellin edhe pak doza humori me kamerat e fshehta e këtë radhë ">në kurth ka rënë aktorja Ana Lika, ndërsa në këtë puntatë është sjellë në vëmendje dhe çmimet e kripura të biletave që paguajnë shqiptarët ashtu ">siç ishte tarifa e një bilete 400 euro për këngëtarin e njohur grek Argiros.
Nën preznatimit e moderatorit kryesor Florjan Binaj, si dhe Cindy Marina, "Piranjat" do të këni mundësi t'i ndiqni çdo të premte në orën 20:45 në Syri Televizion ku dhe ju mund të denonconi çdo rast që ju duket i padrejtë dhe mund të beheni pjesë e "Piranjave".