Protestë kundër grabitjes së Portit të Durrësit'/ Aktivistët i japin broshurë Alabbarit: Hiq dorë!

Të rinj e aktivistë kanë protestuar para zyrave të Alabbar te stadiumi "Air Albania", duke kërkuar anulimin e projektit, ‘Durrës Jaht Marina’’ të cilën e konsideruan një aferë korruptive të Edi Ramës. Ata shpërndanë edhe broshura ku janë renditur të gjitha arsyet pse porti nuk duhet të ndërtohet, madje një prej broshurave ia kanë dhënë biznesmenit arab, Mohamed Alabbar.

SYRI TV

Ky është momenti kur të rinjtë aktivistë i japin biznesmenit arab Mohamed Alabbar, një broshurë me arsyet se pse "Durrës Yacht Marina" nuk duhet të ndërtohet.

Aktivistët zhvilluan një protestë simbolike pranë “Arena Center", ku Alabaar po mbante një takim me artistë.

Ata shpalosën një banderolë ku shkruhej “Alabbar, hiq duart nga Porti i Durrësit”, duke e quajtur këtë investim si një aferë korruptive.

"- Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe Porti i Durrësit përbën prioritet ndërkombëtar për sigurinë e aleatëve strategjikë. - Porti i Durrësit është pika strategjike për Korridorin VIII për investimet strategjike të Shqipërisë si hekurudha për kalimin e mallrave nga lindja drejt perëndimit. - Porti i Durrësit është i vetmi port në Shqipëri që garanton ardhjen e mallrave nga vendet e perëndimit. - Porti i Durrësit krahas aeroportit Nënë Tereza është pika strategjike e turizmit në Shqipëri ku konkurron Monakon dhe Dubain për shkak të pozicionit strategjik lindje-perëndim. - Ne mendojmë që Port i Durrësit është motori i ekonomisë së Durrësit".

Aulon Kalaja, aktivist

"Investitorit po i falen 3 miliardë euro. Këto para do të shkojnë në xhepat e investitorëve". 

Protestues

Zoti Alabbar në bashkëpunim me kryeministrin shqiptar nuk po bëjnë asnjë investim në qytetin e Durrësit, po praktikisht tokën tonë po ia falin të presupozuarve investitorëve dhe investimin e financimin e projektit ta bëjë përmes parave të shqiptarëve". 

Protestues

Të rinjtë e quajtën këtë port si një grabitje të pronës publike dhe asaj private, ndërsa i bënë thirrje artistëve të pranishëm në takim, të mos bëhen palë me masakrën që po i kryhet Portit të Durrësit.

"Apel çdo artisti, mos u bëj klloun i oborrit të armikut. Edhe sikur të jesh në ditën më të zezë mos ndihmo krimin kombëtar me prezencën tënde".

Protestues

Aktivistët shpërndanë broshura tek të gjtihë të pranishmit në aktivitet, me qëllim ndërgjegjësimin mbi efektet negative që sjell shkatërrimi I portit të Durrësit, për të ndërtuar "Durrës Yacht Marina".