Ai qëndroi në Barcelonë dhe në ndeshjet e para të sezonit ishte më së shumti në stol, dhe më pas ngadalë mori një rol dhe minuta në rritje nën drejtimin e trajnerit Xavi.

"Në një sistem me katër mesfushorë, De Jong ka shumë liri, sepse ai e di se Sergio Busquets qëndron në mbështetje të tij. Mesfusha e Barcelonës është një pjesë kyçe e ekipit dhe më përgjegjësja për faktin se skuadra pësoi shumë pak gola.Trajneri është i kënaqur me De Jong”, shkruan në analizën e saj katalanasja “Sport”.

Frenkie de Jong: “Last summer I was always calm as I knew I would stay at Barça and I never changed my mind” 🚨🔵🔴 #FCB

“I always dreamed of playing for Barça and I want to succeed here. I want to continue here”, tells @EsportsRAC1. pic.twitter.com/LQOKZWg6hc

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 9, 2023

Vetë holandezi, i cili mbërriti në Barcelonë në vitin 2019 nga Ajax, së fundmi deklaroi se është i lumtur në Barcelonë dhe se ishte jashtëzakonisht i qetë gjatë gjithë krizës.

De Jong ka luajtur 172 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 19 asistime. Këtë sezon, duke përfshirë të gjitha kompeticionet, ai luajti në 32 ndeshje (26 nga minuta e parë) dhe shënoi dy gola me një asistim.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/10/auto_Screenshot_81678483240.png", "width": 900, "height": 597 } }

Rilindja në 10 muaj: Nga i padëshiruar te lojtari i paprekshëm i Barcelonës

Mesfushori holandez Frenkie de Jong ishte në listën e transferimeve të Barcelonës pothuajse një vit më parë dhe 10 muaj më vonë ai është i paprekshëm në 11-shen e parë të klubit katalanas.

Verën e kaluar, Barcelona u përpoq të sillte Bernardo Silva nga Manchester City dhe të hiqte qafe mesfushorin holandez, kontrata e madhe e të cilit ishte problem për katalanasit.

De Jong kishte një ofertë edhe nga Manchester United, madje Barcelona e pranoi, por holandezi nuk e kishte menduar asnjëherë të shkonte në Old Trafford.