VIDEOLAJM/ I dyshuari për vrasje arratiset nga gjykata në SHBA/ Fox News: Fajin e kanë ligjet liberale
Një i dyshuar për vrasje u arratis nga një gjykatë në Oregon, SHBA.
Mediat kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur Edi Villalobos Jr., 28 vjeç, i akuzuar për vrasje dhe një mori krimesh të tjera, largohet me shpejtësi pasi i heqin hekurat në gjykatë.
Gjuetia për kapjen e tij zgjati rreth dy orë, pasi i riu u arrestua në një apartament. Fqinjët lajmëruan policinë pasi kishin dëgjuar dikë që po tentonte të futej me forcë në apartament.
Atij i janë shtuar edhe akuza të tjera, përfshi atë të arratisjes. Villalobos pritet të dalë sërish në gjykatë më 21 mars.
Televizioni Fox News kritikoi rregulloren që i detyron policët të lirojnë një të dënuar në gjykatë, duke lejuar kështu një të të dyshuar për vrasje të arratiset nga salla e gjyqit.
Sipas rrjetit amerikan, faji është i politikave liberale.
Shoqata Kombëtare e Policisë tha se këto ligje të majtistëve po detyrojnë policët të heqin prangat nga të dënuarit, duke lejuar të tilla ngjarje.