VIDEO/ Aksident në Korçë, një burrë në gjendje kritike

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme.

Rreth orës 18:30 minuta të mbrëmjes se sotme një aksident ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradeç, ky një makinë ka përplasur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte në anë të rrugës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton rrethanat e aksidentit.