Makina përplas 12 vjeçarin në Shëngjin, i mituri dërgohet në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shengjin në zonën e njohur si lapidari.

Sipas burimeve për SYRI-n, një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 12 vjeç i kombësisë afgane.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.