Publikohen formacionet zyrtare/ Erzeni-Egnatia, një duel direkt për Europën dhe kreun

Ndeshja mes Erzenit dhe Egnatias do të jetë një sfidë shumë e ndezur pasi tashmë dy skuadrat kanë filluar të bëjnë llogaritë për arritjen e objektivave të tyre.

Shijakasit, edhe pse janë shkëputur paksa nga grupi i kreut, e shohin këtë si një nga mundësitë më të mira për të ngushtuar diferencën me një skuadër që kanë më lart në renditje. Ndërsa për Egnatian, një sukses sot mund t’i katapultojë në kreun e renditjes, ku pakkush i kishte menduar në fillim të sezonit.

FORMACIONET ZYRTARE

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krivicic, Peposhi, Osmanllari, Mehmeti, Kahrimanovic, Alan, Ademi, Kapllani, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Musta, Mellugja, Fernando, Zejnullai, Lilaj, Duamena, Kasa. Trajner: Edlir Tetova