'Pse qau Luizi për ty kur ike?' Bjordi tregon arsyen në mënyrën më të bukur

Bjordi Mezini së fundmi ka rezervuar pak kohë për ndjekësit e tij duke realizuar një “Ask me a question” në Instagram.

Ndjekësit i kanë bërë pyetje, ai i është përgjigjur atyre “një më një”. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre lidhej me eksperiencën e tij në “BBV2”, e cila për fat të keq zgjati pak.

“Si mendon, pse qau për ty Luizi?”-ishte një ndër pyetjet që tërhoqi vëmendje.

“Luiz Ejlli dashuron në mënyrën e vet”, është përgjigjur regjisori me ane te nje videoje të tyren duke kërcyer teksa i ka bërë “tag” edhe këngëtarit.