VIDEO/ Ra në kanal me makinë, zbulohet identiti i viktimës në Kavajë

Aksidenti i rëndë i ndodhur në Kavajë ka rezultuar me një viktimë të seksit femër.

SYRI ka zbuluar identitin e shoferes e cila doli nga rruga dhe ra në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë.

Bëhet fjalë për Rovena Balliu (Cara) e ditëlindjes 1995, e cila ra në kanal pasi ishte duke drejtuar makinën tip Golf me targë AA 045 SJ.

Ekspertiza ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë arsyet e aksidentit tragjik.