SYRI TV/ Portali i Brukselit me artikull për PD, Euractiv: Shfaqet fantazma e Bashës

Portali i njohur pranë institucioneve të Bashkimit Europian i ka kushtuar një artikull, rrezikut të mos regjistrimit të siglës së Partisë Demokratike në zgjedhje. Euraactiv shkruan se “fantazma” e Bashës është shfaqur para zgjedhjeve duke i lëshuar një autorizim të dyshimtë, Enkelejd Alibeajt. Referuar ligjit, citon portali, ky autorizim është i pavlerë pasi detyra e Kryetarit nuk mund të delegohet pas dorëheqjes.

Nga SYRI TV

Jehona e mbajtjes peng të logos së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit ka mbërritur deri në Bruksel. Portali i njohur pranë institucioneve të Bashkimit Europian, Euractiv, publikoi sot një shkrim ku thekson që në titull se “fantazma” e Lulzim Bashës është shfaqur përpara zgjedhjeve lokale.

Euractiv: “ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ai që ka të drejtë të paraqesë kërkesën e partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, pasi nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga regjistri i partisë kur ai dha dorëheqjen publike në mars 2022. Por ndërkohë që Basha dha dorëheqjen publikisht, ka dalë në dritë se ai nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen në regjistrin e partive, i cili mbahet në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku janë të shënuara të gjitha detajet e partisë, përfshirë edhe emrin e kryetarit.”

 

Më tej Euroactiv shkruan edhe për makinacionet e përdorura nga Basha, duke autorizuar Enkelejd Alibajn, por ky autorizim është i pavlefshëm.

Euroactiv: “Në vend të kësaj, tre ditë përpara se të jepte dorëheqjen në mars të vitit 2022, ai nënshkroi autorizimin për delegimin e kompetencave te nënkryetarët e partisë, Enkelejd Alibeaj, Endrit Sefa dhe Gazment Bardhi, për zgjedhjet e vitit 2023. Më pas, zëvendësit dorëzuan dokumentet në KQZ për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor. Në goditjen e fundit ndaj partisë së përçarë të qendrës së djathtë, KQZ njoftoi se nuk e njeh autorizimin për delegimin e kompetencave dhe se Basha duhet të dorëzojë vetë të gjitha dokumentet që lidhen me zgjedhjet e ardhshme.”

Më tej artikulli ndalet tek parashikimet ligjore dhe statuti i PArtisë Demokratike që përcakton se delegimi I kompetencave me autorizim bëhet vetëm në rast mungese për një kohe të gjatë të kryetarit për arsye shëndetësore apo të tjera, dhe jo në rastin e dorëheqjes. E në djegie të afatit prej 48 orësh që KQZ ka lënë për plotësim dokumentacioni, logoja zyrtare e PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve lokale.