SYRI TV/ Këlliçi, takime me banorët e Baldushkut: Ne takojmë qytetarët, Veliaj administratën!
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi takime me banorët të Baldushkut, të cilët shprehën shqetësimin për mungesën e investimeve në këtë zonë. Këlliçi deklaroi se pas 14 majit, banorët do të mund ta zgjedhin vetë administratorin e zonës së tyre.
Nga SYRI TV
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës vijoi turin e takimeve duke u ndalur në takime me banorët e Baldushkut. Gjatë takimeve, banorët shprehën shqetësimin për mungesën e investimeve në infrastrukturë në këtë zonë, duke akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se e ka lënë në harresë Baldushkun.
Këlliçi deklaroi se pjesë e programit të tij është vendosja e një administratori zonal në Baldushk, i cili nuk do të emërohet më nga kryebashkiaku, por do të zgjidhet nga vetë qytetarët.
Banorët ngritën shqetësimin edhe për liqenin e fshatit që përdoret për vaditje, për të cilin bashkia jo vetëm që nuk bën riparime, por kur banorët tentojnë të ndërhyjnë me shpenzimet e tyre, policia bashkiake i akuzon për ndërtim pa leje.