Kafexhiu: Liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të bëjë të harrohet marrëveshja me Serbinë

Muharrem Kafexhiu i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, teksa komentoi mbi vendimin për liberalizmin e vizave në Kosovë u shpreh se pikërisht liberalizimi mund të bëjë të harrohet marrëveshja me Serbinë.

“Është diskutuar në të kaluarën shumë ccështja e liberalizimit, pra është parë si karrem për ta fshehur marrëveshnjen finale, kurdo që mund të bëhet me Serbinë. Madje ka indikacione që të jetë e tillë edhe sërish. Pra nëse marrëveshja parashikohet të mbyllet deri në dhjetor , atëherë liberalizimi të fillojë në Janar, ateherë shumica pohojnë se marrëveshja do të harrohet” u shpreh Kafexhiu.