VIDEO/ Aksidenti në Durrës. betonierja shtyp kalimtarin, ndërron jetë në vend

Një aksident i rëndës është shënuar në afërsi të Spitalit të Durrësit.

Nga njoftimet mësohet se ka qenë një automjet i rëndë i llojit betoniere që ka shtypur një këmbësor.

Nga përplasja, mësohet se këmbësori ka humbur jetën në vend.

Kur ka shkuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë e ka gjetur pa jetë. Dhe e kanë lënë në pritje të ardhjes së policisë për të bërë egzaninimet rreth aksidentit si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë.

Ndërkaq pritet njoftimi zyrtae i policisë së Durrësit rreth shkaqeve të aksidentit.