FOTO/ Makina fluturoi nga shpejtësia/ Kush janë 3 të rinjtë që u shuan...

Tre të rinjtë që shihni në foto janë 3 viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.

Në automjetin ‘Audi’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë/

Të tre humbën jetën fatkeqësisht.

Ndërkohë, mësohet se Ruçaj, i cili ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, ishte një shofer problematik, pasi brenda pak muajsh ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.