Shpërthen lëndë plasëse në një banesë në Bulgarec

Një sasi lëndë plasëse mësohet se ka shpërthyer në një banesë në fshatin Bulgarec. Syti tv, mëson se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Ndërkohë që policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Gjithashtu bëhet e ditur se në banesë nuk ka njeri pasi pronarët kanë vdekur më herët.