Rama shkarkon Artan Lamen, te Kadrastra çon Dallëndyshe Bicin
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar mbrëmjen e sotme kreun e Kadastrës, Artan Lame.
Mësohet se ditën e shtunë do të prezantohet në vendin e tij Dallëndyshe Bici e cila mban aktualisht detyrën e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë lëvizje të fortë në krye të administratës së regjistrimit të pronave në vend.
Lame ka pjesë e administratës së kryeministrit Rama që në vitin 2013 kur ai mori detyrën e kreut të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të zonave Informale (ALUIZNI).
Më pas, në 2019-ën ai u vendos në krye të Kadastrës, një institucion që bashkoi ALUIZNI-n me Hipotekën.
Dalja e fundit publike e Lames ishte këtë të enjte në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili inspektoi asfaltin e radhës në një rrugicë të kryeqytetit.
Ndërsa Dallëndyshe Bici është e njohur për lëvizjet e saj në qeverinë e Ramës.
Në fillim në krye të IKMT, më pas si zv/ministre e Mbrojtjes dhe për t'u rikthyer para pak kohësh në IKMT.
Emri i saj u vu në qendër të polemikave pasi firmosi shkatërrimin e kompleksi të njohur 'Prestige' në zonën e Golemit në Kavajë që ditën e parë që rimori detyrën.