Dua të luaj në nivele të larta edhe për disa vite, Lewandowski: Nuk e di sa do të qëndroj te Barça
Robert Lewandowski ka besim se mund të luajë të paktën edhe disa vite në nivel të lartë. Këtë gjë e konfirmon vetë sulmuesi polak me anë të një interviste dhënë për Marcan. Lewa tregoi gjithashtu se nuk e ka mendjen se sa gjatë do të qëndrojë te katalanasit, por mendon se si të japë maksimumin.
“Nuk mendoj se sa do të qëndroj te Barcelona. Dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë edhe për disa vite, nuk do të jenë një apo dy, do të jenë më shumë. Me lojtarët e rinj, e ardhmja e Barcelonës është e sigurt, por ekuilibri mes veteranëve dhe tyre është thelbësor dhe Barça e ka atë”, shprehet fillimisht sulmuesi polak.
Lewandowski foli gjithashtu edhe për stilin e lojës që Barcelona bën. Sulmuesi polak mendon se pavarësisht lojës së bukur, futbolli ndryshon dhe ata duhet të përshtaten gjithmonë. “ADN-ja e këtij klubi ka qenë gjithmonë loja e bukur, por futbolli ndryshon dhe ne duhet të përshtatemi.”