Bledian Koka: Kryeministri është fajtor për asgjësimin e opozitës, Basha dhe Alibeaj bashkuan votat për interesat e Ramës
I ftuar në emisionin 'Taske Force' me Sonila Meçon në Syri Tv ishte i ftuar gazetari Bledian Koka.
Koka është shprehur se sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga mazhoranca dhe fajtor për këtë është kryeministri, Edi Rama.
Ndër të tjera, Koka u shpreh se një kryeministër ka për detyrë jo vetëm të garantojë një qeverisje të mirë , por duhet të garantojë që ky vend do të ketë standarde demokratike
"Edi Rama përpara se të jetë kryetar i një partie, është kryeministri i Shqipërisë.
Një kryeministër ka për detyrë jo vetëm të garantojë një qeverisje të mirë , por duhet të garantojë që ky vend do të ketë standarde demokratike. Të gjitha analizat që kemi bërë gjatë kësaj kohe, se si sistemi i drejtësisë është ndikuar nga votimet e njëanshme që kjo mazhorancë ka marrë që nga viti 2017 pas konsensusit të dhënë për 140 vota për reformën në drejtësi, deri ditën e sotme.
Nuk mund të themi që Edi Rama është i pafajshëm kur vendosi që në 2019 të bënte zgjedhje pa opozitën.
Ne nuk mund të themi që Edi Rama është i pafajshëm kur ishte pikërisht ky njeri, me vullnetin e tij personal, duke përdorur disa masha të opozitës së dikurshme, vendosi qe ti heqë mundësinë focave politike te futen në koalicione.
Ne nuk mund të themi që Edi Rama është i pafajshëm kur më shumë se njëherë, njerëzit që sot kanë marrë peng partinë Demokratike, Lulzim basha dhe Enkelejd Alibeaj na rezulton që e bashkojnë kaq lehtë votën për interesat e Edi Ramës.
Në një vend demokratik, Edi Rama është kryeministër i gjithë shqiptarëve dhe jo i vetëm 730 socialistëve".
Përsa i përket Yori Kim, Koka u shpreh: "Perceptimi është gjë shumë e rëndësishme në politikë. Përderisa zonja ambasadore çon dy përfaqësues të saj në një proces gjyqësor që është sureale në çdo vend, mbasi merret ky vendim në praninë e këtyre përfaqësueseve, del dhe takon përfaqësuesin e partsë Denmokratike, Enkelejd Alibeaj, ky është një faj i cili duhet gjykuar.
Situata brenda PD nuk është thjeshtë një sherr banal mes Alibeajt dhe Berishës, por është një problem i madh për të gjithë ata që mendojnë se kjo opozitë të ketë vend".